Industria e qenve, Kina kritikohet për përdorimin e lëkurës së tyre
Produktet "Made in China" kanë pushtuar botën prej dekadash tashmë. Madje disa nga produktet e bëra me lëkurë qeni, kanë depërtuar në tregjet ndërkombëtare, edhe pse pak vetë e dinë makabritetin që përjetojnë këto kafshë.Pas një hetimi të kryer nga PETA, grupimi për trajtimin etik të kafshëve, ka dalë në dritë se si qentë në Kinë shfrytëzohen në dy industri, atë tekstile dhe ushqimore.Qentë, të cilët shiten në tregje të ndryshme, rripen dhe ndërsa lëkura shkon për të prodhuar doreza apo produkte të tjera, mishi shitet në resotrante të ndryshme. Dhe në fakt duketqë kinezët e pëlqejnë së tepërmi.Për PETA-n, ku trajtim mizor ndaj kafshëve bëhet sepse në vend mungojnë ligjet e duhura, për të bërë të mundur të paktën që qentë të mos vriten në kushte makabriteti, por të ketë një rregullore të mirëpërcaktuar për këtë proçes.Shoqata e Industrisë së Lëkurave në Kinë i ka mohuar akuzat e ngritura nga PETA, duke dhënë se nuk ishte në dijeni se qentë përdoreshin në këtë industri, por pamjet e siguruara nga hetimi i organizatës kanë vërtetuar se kjo nuk është e vërtetë.Sipas tyre, në thertoren ku kanë filmuar, vriteshin deri në 200 qenë në ditë. Por kjo është vetëm një hallkë në zinxhirin e gjatë të kësaj industrie, që sjell përfitime të mëdha.Qentë rriten nëpër ferma dhe ndërkohë që mishi përfundon në tavolinat e restorantëve, lëkura shkon në punishte të specializuara për tharjen dhe përpunimin e saj, deri në produktin final, një palë doreza, apo një kapele.