Kryeministri pakistanez Sharif zotohet për hakmarrje ndaj talebanëve

Një ditë pasi më shumë se 140 nxënës dhe mësues u vranë në një nga sulmet më të përgjakshme talebane në historinë e Pakistanit, kryeministri i vendit Nawaz Sharif u zotua se do të hekmerret ndaj talebanëve.Rreth 148 persona, duke përfshirë 132 nxënës dhe 9 pjestarë të stafit u vranë gjatë masakrës në shkollën ushtarake në qytetin Peshavar.Gjatë një konference për shtyp, pas një takimi me anëtarët e partive të tjera politike dhe fetare, Sharif tha se incidenti kishte sjellë uninitetin e partive politike dhe sëbashku janë zotuar të marrin masa të ashpra kundër militantëve ektremistë.Në mënyrë kategorike, nuk do të ketë më dallime mes talebanëve të mirë apo të këqij gjatë operacioneve të forcave të rendit.“Lufta kundër terrozimit do të vijojë në çdo nivel deri në eliminimin e çdo terroristi në tokën tone”, tha Sharif.Nga ana tjetër, edhe Presidenti afgan është shprehur i gatshëm t’i bashkohet këtyre përpjekjeve, por fajëson Pakistanin për lejimin e grupeve militante të operojnë lirshëm në territorin e tij.Ashraf Ghani deklaroi se dy vendet duhet të ndërmarrin “aksione të përbashkëta efikase”, pas një takimi me komandantin e ushtrisë pakistaneze në Kabul.Ndërkohë dhimbja pushtoi të gjithë Pakistanin gjatë ceremonisë së varrosjes së viktimave. Situata ishte ngjethëse teksa qindra persona nisën lutjet për 148 personat e vdekur, ndërsa vendi ka shpallur tre ditë zie.Gjatë funeralit të mbajtur në tregun kryesor të Bannu, pranë rajonit të paligjshëm fisnor të Pakistanit në kufi me Afganistanin, flitet se masakra e ndodhur në Pakistan u krye nga talebanët si shenjë hakmarrje për fitimin e Çmimit Nobel të paqes nga Malala Jusafzai.