Lushnje, plagosi motrën dhe kunatin, arrestohet Gëzim Garruli
Një ditë pasi plagosi me armë zjarri të motrën dhe bashkëshortin e saj, policia ka bërë të mundur kapjen dhe vënien në pranga të 30-vjeçarit, Gëzim Garruli.Operacioni për kapjen e Garrurit që angazhoi edhe vet Kreun e komisaritit të Lushnjes është finalizuar orët e para të mëngjesit të së enjtes.Ngjarja ndodhi një ditë më parë, në banesën e çiftit të plagosur Shkurte dhe Fiqiret Balla në fshatin Shën e Premte në Lushnje pas një grindje familjare.I riu kishte shkuari tek e motra për darkë, por biseda rreth fejesës, duket se ka irrituar 30-vjeçarin, pasi çifti Balla i kërkoi të mos keqtrajtonte të fejuarën.Në të gdhirë të së mërkurës së 17 dhjetorit 2014, debati duket se është ndezur sërish, ku Gëzim Garruli nuk ka hezituar të qëllojë mbi të motrën dhe bashkëshortin e saj, disa herë me pistoletë.Shkurte Balla dhe Fiqeret Balla ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë, nga ku mësohet se bashkëshortët kanë dalë nga gjendja kritike për jetën.Ndaj Gëzim Garrulit rëndon akuza “tentativë vrasje e dyfishtë”.