Raportuesi i PE sot në Shqipëri për të “pajuar” palët politike, ja axhenda

Raportuesi i PE për Shqipërinë Knut Flenckeinstein mbërrin sot në Tiranë me një mision për të pajtuar politikën shqiptare.Fleckenstein do të nisë turin e takimeve me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, në orën 18:00 dhe vetëm pas një ore në 19:00 do të takohet me shefin e qeverisë shqiptare Edi Rama.Vizita e eurodeputetit gjerman vjen një ditë pasi ai bashkë me raportuesin tjetër për vendin tonë Eduard Kukan publikuan një deklaratë të përbashkët ku mbështesin rivendosjen e dialogut politik mes pozitës dhe opozitës në Parlament.Deklarata nënvizon se të dy grupimet politike kryesore të Parlamentit Europian, Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Partitë Popullore Europiane, kanë mbështetur vazhdimisht Shqipërinë në proçeset integruese dhe ndihen përgjegjëse për këtë.Në respekt të kësaj, dialogu konstruktiv dhe i qendrueshëm politik mes shumicës dhe opozitës, sëbashku me debatin politik qe duhet të ndodhë në parlament, kjo është jetike për këtë proçes."Po ashtu në deklaratë thuhet se “Pas ngecjes së dialogut mes grupimeve kryesore politike në Shqipëri dhe bojkotit të parlamentit nga Partia Demokratike, dy grupimet e Parlamentit Europian ua kanë besuar përfaqësuesve të tyre, Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan, misionin për të ndihmuar shumicën dhe opozitën që të rivendosin dialogun politik dhe të inkurajojnë opozitën që t'i japë fund bojkotit dhe të rifillojë punën në parlament”.Në një deklaratë për mediat thuhet se dy negociatorët e dialogut do të vizitojnë ndarazi Tiranën.Dhe ndërsa Flenckeinstein do të qëndrojë sot dhe nesër në Shqipëri, Kukan do të vijë në 21dhe 22 dhjetor.