Arvizu nga Spaçi: Errësira që pllakosi Shqipërinë gjatë diktaturës, brutale
Pas votimit të Donald Lu nga kongresi, Alekansadër Arvizu, po përgatitet të lërë detyrën e tij si ambasadori i SHBA-së, në Tiranë.Kryediplomati, shpesh, ka radhitur kutjimet që do marrë me vetë nga Shqipëria, dhe me sa duket, do ketë edhe prej tyre, që do jenë të trishta. Që gjenesën e kanë nga periudha e komunizmit.Ai e quan brutale, errësirën që pllakosui vendin tonë gjatë sistemit, një ndjesi, që e ka provuar veçanërisht gjatë vizitës së tij rishtazi, në kampin e të burgosurive politikë të regjimit komunist, burgun famëkeqAmbasadori amerikan Aleksandër Arvizu, ka hedhur në faqen zyrtre ne internet, arsyet që e drejtuan drejt Spaçit, por edhe ndjesitë pas kësaj vizite aspak të zakontë." Errësira që pllakosi Shqipërinë gjatë diktaturës komuniste ishte e ngjashme por e ndryshme - ishte brutale, pa dyshim, por më e përqendruar dhe fokusuar së brendshmi sesa në shumicën e vendeve të tjera. Disa vende në Shqipëri ende e ruajnë shenjën e asaj kohe, dhe asnjë prej tyre aq qartësisht sa Spaçi""Javën e kaluar, vendosa që doja ta vizitoja. Kështu, edhe pse të lajmëruar në momentin e fundit, kolegët e mi në ambasadë organizuan udhëtimin dhe ndërkohë pyesnin "Pse po shkojmë?" "Sepse është e rëndësishme që të shkojmë," u thashë.Ambasadori amerikan, thotë se kjo përvojë mbushi me trishtim, dhe me varfëri . E ka lënë të mpirë.“Nuk mund të flas për kolegët e mi, por mua kjo përvojë më la të mpirë, plot keqardhje të trishtë, madje edhe të nemitur. Nuk folëm shumë me njëri-tjetrin kur ishim aty; nuk kishte nevojë për fjalë. Bëmë mirë që shkuam dhe unë nuk do ta harroj kurrë atë ditë.”Kryediplomati amerikan në Tiranë, pak ditë më parë, vizitoi edhe bunk-art. Në prag të ikjes nga Shqipëria, ai thotë se qëndimi këtu, ka thelluar të kuptuarit e tij të historisë.