OSHEE hap 150 vende të reja pune
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2014, 17:44
150 është numri i vëndeve vakante pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Ka qënë Administratori i Pergjithshem i OSHEE, Adrian Cela i cili ftoi të interesuarit të aplikojnë nëpërmjet portalit online për t’u bërë kështu pjesë e strukturave të OSHEE.“Që nga dita e sotme ne kemi bërë active një portal online për punësimin, për të gjithë të interesuarit që mund të bëjnë aplikimet. Sot janë aktualisht 150 vende pune. Në OSHEE do të gjejnë vend për të punuar vetëm ata persona që janë të bindur për misionin tonë të reformës”, tha ÇelaPunësimet nuk lidhen vetëm me 234 punojësit e larguar disa javë më parë pasi nuk kishin paguar faturat e energjisë elekterike por edhe me ristrukturimin e OSHEE.