“Mësuesit për Shqipërinë”, ja pikët e testimit. Nikolla: Fund kaosit

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka prezantuar sot rezultatet e testimit të mësuesve duke theksuar se përmes procesit “Mësuesit për Shqipërinë”, i jepet fund kaosit në arsimin parauniversitar, ndërsa i mbyllet cdo shteg korrupsionit, klientelizimit dhe mungesës së kritereve në përzgjedhjen e arsimtarëve.Sipas ministres Nikolla të gjitha Drejtoritë Arsimore do të kenë parasysh listën e pikëve të mbledhura nga mësuesit në të gjitha kategorite përkatëse, kur të nisin përzgjedhjen e tyre në muajin janar.“Këta mësues do të shkojnë që në janar sipas meritës, dhe vetëm asaj, pranë shkollave për të shpëtuar 177 mijë nxënës e për të kthyer funksionimin e shkollave në shinat e ligjit. Këta mësues do të jenë të komanduar, e do të mund të bëhen definitivë vetëm pasi të jenë certifikuar nga komisionet e vlerësimit. Do të çojmë në shkolla mësuesit me arsim përkatës e brenda profilit të tyre, por edhe sipas meritës”, tha Nikolla.Ministrja theksoi se përmes një procesi tërësisht transparent, konkuruesve u jepet kohë deri në 22 dhjetor për të paraqitur ankesa pranë komisionit për mënyren e vlëresimit dhe në fund lista përfundimtare, që është publikuar edhe online, do tu dërgohet të gjitha drejtorive arsimore.

REZULTATET E TESTIMIT TË MËSUESVE PËR ÇDO DAR