78-vjetori i Papa Françeskut, Vatikani në atmosferë festive

Vatikani u pushtua të mërkurën nga një atmosferë festive, pasi qindra pelegrinë i kënduar këngën "Happy Birthday" Gëzuar ditëlindjen atit të shenjtë dhe qindra të tjerë kërcyen edhe tango për të festuar 78 vjetorin e lindjes së Papa Franceskut. Papa, i cili ka lindur në Argjentinë më 17 dhjetor të vitit 1936, dëgjoi nga turma versione të ndryshme të këngës gëzuar ditëlindjen në gjuhën spanjolle, italiane dhe gjuhë të tjera ndërsa përshkroi sheshin Shen Pjetër për audiencën e tij të përjavshme. Një djalosh i vogël i dhuroi Papa Franceskut një pikturë të vizatuar nga vetë ai, në të cilin kishte shkruan edhe "Gëzuar Ditëlindjen".Një grup priftërinjsh argjentinas i dhuruan Papës një tortë ndërsa ai ndaloi për të fryrë qirinjtë.Papa Franceku festoon kështu ditëlindjen e dytë rradhazi në krye të Kishës Katolike Romane dhe sigurisht që festimet e tij nuk janë asnjëherë speciale, madje ai gjithnjë punon në ditën e lindjes dhe ndjek rutinën e tij në Vatikan dhe në shtëpinë "Santa Marta", rezidenca në të cilën jeton.Ndërsa udhëtonte drejt sheshit Shën Pjetër, muzika ndaloi për një cast për të kulmuar teksa 2 mijë persona, të cilët kishin mbërritur në ROmë nga e gjithë Italia, kërcyen nën tingullin e një kënge të cilën e kishin quajtur "Një tango për Papa Franceskun"."Ne jemi këtu për ditëlindjen e Papës. Ne po kërcejmë këtë tango si një dhuratë për të" tha Linda, njëra nga kërcimtaret. "Ne i urojmë atij jetë të gjatë" thanë bashkëshortët Silvana dhe Giancarlo.Balerini i tangos Marco tha: "Ne jemi këtu për Papa Franceskun. Ne kemi ardhur këtu vecanërisht për këtë dhe do të qëndrojmë dy ditë, është një gëzim dhe emocion shumë i madh".Papa Francesku, i cili është edhe ati i parë i shenjtë nga Amerika Latine, që kur u zgjodh në vitin 2013, tha hapur se është një fans i kërcimit dhe baletit, sigurisht një pasion i lidhur me vendin e tij të lindjes.