Ujësjellës i ri në Lezhë, Ambasadorët kërkojnë seriozitet për projektet

Lezhë - Ambasadori gjerman dhe ai i Zvicrës nga Lezha kanë kërkuar më shumë seriozitet në realizimin e projekteve.Dy diplomatët kanë qënë për t'i dhënë mbështetje ndërtimit të Ujësjellësit të ri në Lezhë kur kanë bërë deklaratat për të gjithë vendorët."Jam i lumtur që vij në një qytet qe implementon një projekt të gjeobashkëpunimit. Për suksesin e këtij investimi kërkoj që të ketë një seriozitet absolut që gjithçka të shkojë në interes të publikut" tha Ambasadori i Gjermanisë, Hoffman."Është një ditë e rëndësishme për Lezhën pasi vendosin gurin e themelit të këtij projekti. Ky investim është një bashkëpunim disapalësh dhe si i tillë ndihma do të jetë edhe në asistencën teknike, por është i rëndësishëm edhe zbatimi korrekt i këtij investimi" u shpreh Ambasadori i Zvicrës, Graf.Për Drejtorin e Ujësjellës-Kanalizimeve, Zef Maçi, ky investim është garanci në zhvillimin e përgjithshëm të infrastrukturës së qytetit.Investimi do të përfundojë brenda 18 muajve dhe do të kushtojë 13 milion euro.