Çefa kërkon kthimin në KLD, Meta para provës për zbatim të vendimit
I shkarkuar rreth një muaj më parë nga Kuvendit, ish numri dy i KLD komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese si faktim të paligjshmërisë në të cilën shumica mori këtë vendim. Për Elvic Çefën përgjigja e kushtetuese për këreksën e PD përkthehet si rikthim në detyrë të dy anëtarëve të shkarkuar.“Teorikisht në mendimin tim si jurist ne jemi ende anëtarë të KLD, bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por gjithmonë ka një rezervë dhe rezerva është mënyra sesi Gjykata Kushtetuese do ta argumentojë këtë vendim”, tha Çefa.Dy të prekurit e drejtpërdrejtë nga Ligji për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj, i janë drejtuar dhe Gjykatës Administrative për shkarkimin e tyre, ndërkohë që shpresojnë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të lexohet drejtë nga të gjithë institucionet përfshirë parlamentin.“Nuk dua të sugjestionoj asnjë nga institucionet që do të merren me këtë çështje dhe është tepër herët po ashtu edhe për të dhënë një version final sesi do të zgjidhet situata. Unë besoj se kushtetuta do të lexohet njësoj nga të gjithë, po ashtu duhet të lexohen njësoj edhe vendimet e Gjykataës Kushtetuese, dhe pretendimi im dhe i kolegut Lelçajt do të jetë që situata të kthehet në ligjshmëri.”Një ditë pasi apeloi opozitën të mos ketë dy standare ne leximin e vendimeve të gjykatës kushtetuse numri një I kuvendit Ilir Meta tha se këtë vendim do të shohë me qetësi deri në zbardhjen e plotë të tij para se të vendosë.“Kuvendi do ta shohë me vëmendje maksimale dhe është Kuvendi ai që do të vendosë”, tha Meta.Gjykata Kushtetuese gjeti nenin 4 të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë", në shkeje të kushtetutës, për shkarkimin e dy anëtarve të KLD-së nga parlamenti. Tashmë është në tagrin e kuvendit të veprojë per dy vendimet per shkarkimin e dy anetareve Çefa e Lelçaj.