Akreditimi i Universiteteve, Gjonça: Sot nis nga puna Agjencia e huaj
Duke filluar nga sot, Agjencia e huaj e kontraktuar nga qeveria shqiptare nis punën për akreditimin e Universiteteve.Institucionet shqiptare të arsimit të lartë publike dhe private në një hark 3-6 mujor do të kalojnë në sitën e kësaj agjencie.Lajmin e bëri me dije Kryetari i Komisionit për Reformën në Arsim, Arian Gjonça në studion e Tonight Ilva Tare.“Për periudhën nga 3-6 muaj ata do të bëjnë akrditimin e të gjitha institucioneve shqiptare shtetërore dhe private”.Gjonça: S’ka sukses në arsimin e lartë pa rritur investimin e shtetitGjatë bisedës në studio, Gjonça tha se nuk mund të ketë sukses në arsimin e lartë nëse nuk rriten investimet e shtetit.“Ajo që neve propozojmë është që shteti të jetë përsëri investituesi kryesor dhe nuk mund të ketë sukses pa rritur investimin e shtetit në vitet e ardhshme. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë dhe shteti do të jetë investituesi kryesor, edhe në Britaninë e Madhe shteti është investusi kryesor.”Kreu i Komisionit ka rrëfyer edhe problematikën që kanë vërejtur gjatë bërjes së raportit për universitet, që sipas tij kanë qenë skandaloze, sidomos logjistika qoftë në universitetet publik, qoftë në ato private.Pjesë nga intervistaNë çfarë faze është reforma, e reformuat arsimin e lartë?Reformimi i arsimit të lartë nuk është një moment i caktuar apo një periudhë disa mujore, unë e kam thënë është një proces i gjatë, jo dy, jo katër, jo një legjislaturë, jo një qeverisje, por është një proces nga 10 deri në 15 vjet. Ne kemi mbyllur një fazë të procesit, atë që ne e konsiderojmë procesin e politkibërjes, pra pas krijimit të komisionit u bë trafti i parë që hapi debatin në publik, morëm vërejtjet, bëmë diskutimet, sugjerimet e të gjitha stafeve akademike, studentëve, publikut dhe krijuam atë që e quajtëm raporti përfundimtar, të cilën ja kemi dhënë qeverisë dhe jemi në fazën që qeveria po e konverton raportin tonë në ligj.Ka mbaruar detyra e komisionit me dorëzimin e raportit, apo jeni në përfundim të fazës përfundimtare të ligjit?Ekspertët që po bëjnë ligjin konsultohen me ne sepse është proces, bashkëveprim sesi një fenomen të cilin ne e kemi shkruar të konvertohet në ligj dhe cfarë ligjsh prek dhe si do ti prekë. Nuk është e lehtë sepse kjo reformë ka futur shumë koncepte të reja, të cilat nuk është e lehtë për tu konvertuar në ligj dhe përvec kësaj preken edhe pjesë të ndryshem të legjislacionit që duhet ndryshuar, përvec kësaj do ketë edhe faza tranzitore të ligjit. Kështu që ne jemi në komunikim të vazhdueshëm me ekspertët dhe presim që kur të mbarojë ligji të hedhim vështrimet përfundimtare, megjithëse kjo nuk është detyrë e komisionit, kjo është detyrë e politikbërjes.Betemi pak te raporti, cilat ishin gjetjet më të rëndësishme sipas jush, më delikate të atij raporti, në çgjëndje është arsimi i lartë në Shqipëri?Janë bërë shumë analizat e arsimit të lartë, janë bërë jo vetëm nga ky komisioni, por edhe nga publiku, nga vetë akademikët dhe më shumë sesa është ankuar komisioni për gjëndjen e arsimit të lartë janë vetë akademikët, studentëet. Gjendja e arsimit të lartë është ajo që ne e dinim. Kishim një numër të lartë të arsimit të lartë dhe akoma kemi për një numër relativisht të vogël studentësh dhe kemi një cilësi relativisht të dobët në pjesë të caktuara të këtij sistemi, një standard relativisht të ulët qëoftë me botën perëndimore, por edhe me rajonin dhe tregues jo të mirë në të gjitha fazat si tek studenti, si tek pedagogu, si tek puna kërkimore shkencore dhe deri tek treguesit e logjistikës, si tek publiku ashtu edhe tek privati.Që kishte një perceptim dhe që publiku, le të themi pjesa e painformuar e ksihte një ide është tjetër gjë, por gjetjet tuaja dhe si studiues janë në nivele alarmante?Po! Në disa nivele: e para, gjetjet tona përsa i përket logjistikës janë vërtet alarmanate në tregues publik. Numri i studentëvë për pedagogë, niveli shkencor është....një institucion akademik në radhë të parë është një institucion shkencor dhe që të jetë një institucion i mirë në mësimdhënie duhet të jetë një institucion i mirë shkencor dhe nuk ishte thjesht analiza që i bëmë neve, kontrolli që bëmë ne botimeve akademike, programeve, cilësia e kurrikulave dhe niveli i studentëvë si në hyrje edhe në dalje i programeve. Ishte skandalozë të shikojë programe në Fizikë dhe Matematikë ku studenti hynte me një mesatare 5.3-5.4. Në gjeneratën kur kam mbaruar unë nuk bëheshë fjalë për të tilla gjëra. Standardi ishte shumë i ulët.Si për publikun ashtu edhe për privatin...Aq më tepër për privatin, se publiku i kishte në disa nivele....Piktura është e përzier ka shumë ngjyra, se nuk duhet të themi që njëri është i shkëlqyer tjetri i keq, të dyja palët kanë ato elementët pzitivë dhe negativë. Por deri diku edhe për shkak të traditës standardi i publikut ishte pak më i lartë në disa nga institucionet e publikut, por edhe në disa nga institucionet e publikut standardi ishte shumë më i ulët se ato te privati. Pra siç e thashtë piktura ishte me shumë ngjyra. Ajo që mua më shqetëson është ndërgjegjësimi për këtë nivel të ulët ishte i ulët.Ndërgjegjësimi i kujt? I vet studentëvë, i pedagogëve, i trupës akademikë...I të gjitha elementëve. Ajo që mua më shqetësoi është se unë dua një diploma jo për të zënë një vend pune, por të bëhem njeri i ditur që të kem jetë më të mirë, natyrisht për të zënë një vend pune, por nuk e dua diplomën ta marr nga format më të n dryshme. Unë standartin me atë di ta mas, me atë që implementojme studentët e mi. Nëse standardi ulet që në hyrje dhe standardi i atyre që mësojnë këta...jo se janë të paaftë, janë sepse nuk ka impenjim. Pra vetë sistemi ishte si një kënetë që në cdo drejtim mbante erë. Nuk krijon insentiva që pedagogu të punojë, të vijë me qejf në punë dhe atëhërë cfarë do bëjë? Do të rendë pas parasë, do të shkojë të japë mësim në 3-4 institucione të ndryshme. Ne kemi një shumëpunësim që nuk e kam parë në asnjë vend tjetër të botës. Nëse unë jap mësim në 5 institucione të tjera cfarë ndërgjegjësimi kam unë në institucionin tim. Kjo ishte për mua shumë e ulët. Po kur kam parë nivelin e mesatares në universitete jam skandalizuar. Cfarë do të jënë ato që do të jënë të dukshem në arsimin e lartë? Do të ndryshojë çfarë? Mënyra e financimit që më duket se është një nga problemet që kanë nxjerrë studentët në protesta.Mënyra e financimit nuk do të ndryshojë shumë sepse ato forma që kemi thënë neve janë edhe në ligjet e kaluara. Ke isnsitucionet private që janë të financuara 100% nga privati, ke dhe institucionet publike që kanë aktivitetin kryesor investimin e shtetit, por kanë edhe të ardhurat që krijojnë vetë. Por nuk ndalohet që të bëjnë donacione.....Ku do i gjejë shteti paratë? Shteti paratë do i gjejë nga taksat që mbledh. Atëherë o do të pranojmë që shteti do ta rritë nivelin e taksës, jo 10% siç e kemi ne të taksës mbi të ardhurët, po ta ketë 50% siç e ka shteti Gjerman, që kjo vlen edhe për shëndetësinë, pra ta marrë nga taskimi i përgjithshëm, ose do tja kalojë publikut një pjesë të kësaj ngarkese financiare. Ajo që neve propozojmë është që shteti të jetë përsëri investituesi kryesor dhe nuk mund të ketë sukses pa rritur investimin e shtetit në vitet e ardhshme. Nuk mund të ketë në asnjë mënyrë dhe shteti do të jetë investituesi kryesor, edhe në Britaninë e Madhe shteti është investusi kryesor.E keni parasysh, spese buxheti sapo është bërë. Nuk pati ndonjë rritje për arsimin?Jo, nuk pati, mund të them që buxheti ka ngelur i njëjtë. Për mua është një lloj zhgënjimi personal, por duke kuptuar gjendjen ekonomike që është Shqipëria, nqs sic pretendohet me prognozën që qeveria me rritjen ekonomike do jete me 2 %, është shumë e vështir të mendosh se nga do të vijnë paratë.