Rënia e rublës ruse, mbyllen dyqanet kryesore në Moskë
Disa nga dyqanet më në zë të Moskës u mbyllën këtë të mërkurë për shkak se stafi i tyre hoqën nga vitrinat sendet e luksit duke i ndryshuar çmimet, menjëherë pasi rubla ruse ra të martën në nivel rekord kundrejt dollarit amerikan dhe euros.Monedha kombëtare ruse ka humbur ndjeshëm terren përgjatë këtij viti, gati 50 cent kundrejt dollarit amerikan, duke rikthyer në memorie krizën e vitit 1998, kur rubla pësoi kolaps total brenda disa ditësh.Dyqanet më të famshme të Moskës, nuk u hapën, me pretekstin e "uljeve dhe ndryshimeve sezonale", së paku kështu shkruhet në tabelat e varura nëpër vitrinat e dyqaneve, të cilat sot janë boshatisur.Ka patur një presion të madh përgjatë javës së fundit në tregjet monetare ndaj rublës ruse, duke deturuar kështu Bankën Qëndrore në Moske të rrisë normën bazë të interesit me 650 pikë bazë, një lëvizje emergjente dhe e papritur kjo për shkak të zhvlerësimit të monedhës vendase dhe forcimit të saj.Banka Qëndrore Ruse ka injektuar 80 miliardë dollarë në tregjet e huaja këtë vit me qëllimin e vetëm për të forcuar rublën, lëvizje e cila nuk ka dhënë efektin e pritur për shkak të rënies drastike të çmimit të naftës, sanskioneve të vendosura nga perëndimi ndaj Rusisë për shkak të Ukrainës dhe për shkak të rritjes së panikut në tregjet financiare globale.