Redon Makashi dhurata për fëmijët jetim në ditën e tij të lindjes

Ditëlindja konsiderohet si dita kur të afërmit duhet të të bëjnë shumë dhurata. Por këngëtari Redon Makashi ka preferuar që në këtë ditë të lindjes së tij të mbushë me dhurata fëmijët e shtëpisë "Zyber Hallulli" në Tiranë.Por edhe fëmijët i kanë bërë një dhuratë këngëtarit.I emocionuar këngëtari Makashi shprehet se gëzimi i fëmijëve jetimë në ditën e tij të lindjes është dhurata më e bukur.Kanë preferuar që dhuratën ta hapin më vonë por secili prej tyre ka një dëshirë për atë cfarë shpreson të gjejë brenda saj.