Arrestohen 3 “Babagjyshët” e TEG-ut, 3 në kërkim, drejtoheshin nga Ilir Kupa
Një vit pas vjedhjes spektakolare në qendren tregtare “TEG”, policia ka arrestuar grabitësit të veshur si babagjyshë, të cilët grabitën një argjendari.Sipas policisë grupi kriminal ishte i përbërë nga 8 persona dhe personat janë përgjegjës edhe për disa grabitje të tjera në argjendari të ndryshme, ku një nga të dyshuarit kryesorë të grabitjes është edhe Ilir Kupa, shqiptari i kërkuar nga Greqia për arratisje nga burgu dhe një sërë veprash kriminale.Në operacionin e sotëm janë arrestuar 3 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe një tjetër rezulton të jetë vrarë.Policia: 3 të arrestuar, vijon puna për kapjen e 3 të tjerëveTë arrestuarit janë Agustin Sula, 25 vjeç, nga Durrësi, i dënuar më parë me 23 vite për vjedhje me armë dhe plagosjen e dy shtetasve po në këtë qytet; dhe Hajdar Sefa, 30 vjeç, nga Kruja, i dënuar më parë, Julian Qerushaj 29 vjeç nga Fushë Kruja i dënuar më parë për vjedhje.Janë shpallur në kërkim pjestarët e tjerë të grupit kriminal dhe konkretisht:
- F.P., 28 vjeç, banues në Tirane, i dënuar më parë në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
- D.K., 36 vjeç, banues në Shkoder, i dënuar në Greqi për vjedhje me dhunë dhe armë.
- S.K., 31 vjeç, banues në Kurbin
Në foto: Sendet e grabitësve të sekuestruara[/caption][caption id="attachment_437815" align="alignright" width="640"]
Në foto: Sendet dhe paratë e grabitësve të sekuestruara[/caption][caption id="attachment_437814" align="alignright" width="640"]
Në foto: Agustin Sula, një prej grabitësve të arrestuar[/caption][caption id="attachment_437763" align="alignright" width="640"]
Në foto: Miljan Elezi (majtas) dhe Ilir Kupa (djathtas), dy nga autorët e grabitjes[/caption][caption id="attachment_437753" align="alignright" width="619"]
Në foto: Grabitja e TEG nga "babagjyshët" një vit më parë[/caption][caption id="attachment_437745" align="alignright" width="640"]
Në foto: Grabitja e TEG nga "babagjyshët" një vit më parë[/caption]Si ndodhi NgjarjaNgjarja ndodhi më 24 dhjetor 2013, ku 4 persona të maskuar me veshjen e babagjyshit hynë në qendrën tregtare në Tiranë dhe nën kërcënimin e armëve grabitën një argjendari dhe mundën të largohen prej andej brenda pak minutash, me një automjet, i cili më von u gjet i braktisur dhe në flakë në rrugën e Surrelit.Ngjarja është filmuar nga një kamera amatore ku tregohen se si tre babagjyshë grabisnin brenda, ndërsa njëri ruante jashtë. Më pas ka hyrë dhe personi tjetër dhe prej argjendarisë kanë dalë tre babagjyshë me çanta të mëdha në duar.Punonjësit e sigurisë kanë mbajtur klientët e shumtë të qendrës tregtare dhe në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë, duke mos rrezikuar ndonjë gjakderdhje.(Video: Ja si ndodhi grabitja në TEG 1 vit më parë)Rama: Po iken koha e te ikurve te drejtim te paditur
Nërkohë operacioni është përshëndetur edhe nga kryeministri Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook:"Pergezime Policise per arrestimin e grabitesve qe moren fame si "babagjyshat e Vitit te Ri". Po iken koha e te ikurve te drejtim te paditur!"Tahiri: Kush merr guximin te bej krim, duhet te prese diten per te dale para drejtesise
Babagjyshat? Nje tjeter rezultat qe deshmon se Policia e Shtetit eshte plotesisht ne krye te detyres! Kush merr guximin te bej krim, duhet te prese diten per te dale para drejtesise. Shqiperi e sigurte, bashke me qytetaret e ndershem. Bravo!