Dëbora "pushton" Japoninë,mbyllen shkollat, ndërpritet transporti publik

Japonia është pushtuar nga dëbora dhe erëra të forta, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat dhe të ndërpresin transportin publik.Agjencia Meteorologjike japoneze tha se shpejtësia e erërave në disa rajone si Hokaido arriti në 108 km në orë, mjaftueshëm të fuqishme sa për të lëvizur nga vendi edhe një kamion.Agjencia paralajmëroi popullësinë të qëndrojë mbyllur në shtëpi, sepse dalja jashtë mund të rezultojnë ekstremisht e rrezikshme. Dëbora në disa rajone ka arritur deri në 80 cm.Shoferët dhe banorët gjithashtu janë paralajmëruar se rrugët dhe akset kryesore do të mbyllen për shkak se mundësia për të parë rreth e përqark, apo për të udhëtuar me makinë është zero."Që prej orës 10 të mëngjesit të kësaj të mërkure, me orën lokale, kam marrë raporte të ndryshme se transporti publik është ndërprerë përkohësisht në disa rajone, rrugë të shumta janë mbyllur për shkak të motit të keq, për të shmangur ndonjë tragjedi njerëzore" tha Yoshihide Suga, Sekretari i Përgjithshëm i qeverisë së Japonisë.Vetëm përgjatë 24 orëve të fundit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 70 cm. Arkipelagu japonez është prekur gjithashtu nga presioni i erës, shoqëruar me rreshje dëbore.Pritet që në ishullin japonez të Hokkaidos, fuqia e erës dhe rreshjet e dëborës të bëhen edhe më të fuqishme përgjatë të mërkurës, ndërsa stuhitë pritet të vazhdojnë deri të enjten.