Këshilli Bashkiak i Durrësit nderon Sokol Olldashin "Qytetar Nderi"

Durrës - Këshilli Bashkiak i Durrësit ka zgjedhur ditën e lindjes së të ndjerit Sokol Olldashi për ti dorëzuar familjes titullin “Qytetar Nderi”.Në 42-vjetorin e lindjes dhe kur në treg ka dalë libri me poezitë e tij “Unë dhe Unë” familjarët, por edhe kolegë të tij kanë marë në dorë titullin.Titullin e ka marë në dorë djali i madh i Olldashit nga kryetari i Këshillit Bashkiak Durrës.E përlotur nëna e tij, Kozeta, nuk ka mundur të flasë shumë pas përfundimit të ceremonisë.Mësues dhe persona të afërt të Sokol Olldashit e kanë kujtuar atë si nxënës, politikan dhe aktivist.