ARRSH: Rruga në zonën e Ibës do jetë e bllokuar, potencial të lartë rrëshqitje
Iba nuk është akoma një zonë e sigurtë pasi rrëshqitjet e dherave mund të vijojnë. Ky është konkluzioni i grupit të ekspertëve që shqyrtoi situatën në zonë pas rrëshqitjeve masive të dherave që bllokuan rrugën Tiranë Elbasan dhe rrëzikuan 30 familje.Në këtë situatë Autoritetti Rrugor Shqiptarër thotë se rruga do të mbetet e bllokuar ndërsa familjet e prekura nga rrëshqitjet do të mbeten të evakuara.ARRSH thotë se familjeve u janë siguruar vendbanime, për një afat 1 mujor, ku kontraktori ka ofruar pagesen për qeranë, por për kameran e ORA NEWS, banorët thanë se nuk kanë marrë asnjë zgjidhje nga shteti apo vetë kompaiaNdërsa për të mundësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve që mbetet ende i ndaluar, ARRSH thotë se po punohet për të ofruar një rrugë alternative për të cilën publiku do të njoftohet në vazhdimësi.Por alarmit të banorëve të Ibës i janë shtuar edhe ata të fshatit Mushqeta, të cilët ndjehen të rrezikuar nga rrëshqitjet e dherave për shkak të punimeve në rrugën Tiranë-Elbasan