Jemen, vriten 15 nxënëse dhe 10 rebelë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Dhjetor 2014, 19:02
Rebelët shiitë në Jemen kanë njoftuar për shpërthimin e dy bombave në jug të kryeqytetit Sana, të cilat kanë goditur një autobus nxënësish, duke vrarë 25 persona ku 15 ishin nxënës.Grupi i rebelëve i njohur si Houthis ka fajësuar Al Kaidën për sulmin në zonën Rada të provincës Bajdah. Grupi ka thënë se autobusi po transportonte nxënëse të shkollës fillore.Rada është bastion i Al Kaidës.Rebelët shiitë kanë bërë përparime të rëndësishme ushtarake në muajt e fundit, duke marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe të disa qyteteve të tjera strategjike.