Ndërtimet pa leje, qeveria sheh burgun si mënyrë për t'i parandaluar
Komsioni Parlamentar i Ligjeve, ka vulosur përfundimisht burgosjen, si të vetmen rrugë për të gjithë ata qytetarë që ndërtojnë pa leje.“Ndërtimi apo punimi i kryer pa lejë në shkelje të lejës ose në kushtet e një leje të shfuqizuar dhe në tokë të vet dënohet me burg deri në 1 vit, po kjo vepër e kryer në tokën publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit dënohet nga 1 vjet deri në 5 vjet burg, po kjo vepër kur ka sjellë pasoja të rëndë dënohet nga 3-8 vjet burg”Draft/ligji për ndryshimin e Kodit Penal, mori miratimin përfundimtar nga Komsioni Parlamentar i Ligjeve duke i hequr variantit të qeverisë dispozitën që ngarkon me të njëtën përgjegjësi dhe sipërmarrësi, mbikqyrësit apo zbatuesit e punimeve.“Ne në të gjithë këtë aksion që po bëjmë si për vjedhjen e energjisë edhe të ndërtimeve pa leje nuk duam të japim asnjë lloj shenje tërheqjeje apo dobësie sepse në momentin që e bëjmë këtë atëherë gjithë situata ka degraduar në terren sepse kemi dhënë mesazhin e gabuar që këtu tolerohet”, tha Felaj.“Besoj që prokuroria nuk ka asnjë pengesë që të gjithe personat ti akuzojë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe sigurisht me ndëërtuesin konkret”Ndërkaq Komsioni i Ligjeve, shtyu në kohë diskutimin për ndryshimet në ligjin Për huamarrjen dhe borxhin Shtetëror.Ministria e Financave kërkon që qeveria të miratojë marrjen e borxhit, duke shmangur autorizimin e parlamentit, kjo për të përfituar interesa më të mira në tregun vendas dhe ndërkombëtarë.Por ndonëse e vlerësuan nismën, ligjvënësit vlerësuan se kjo kërkesë cënon kushtetutën, në nenin 156, ku sanksionohet se Shteti mund të marrë e të garantojë hua dhe kredi financiare, kur autorizohet me ligj, ndaj kërkuan më shumë kohë për ta shikuar.