Urdhëri: 140 infermierë shkelën etikën, 270 infermierë janë të papunë
Analiza një vjecare e urdhërit të infermierit tregon se në spitale ka probleme të ndjeshme të mos respektimit të orareve ose të komunikimit të bluzave të bardha me pacientët. Për një vit janë gjobitur 140 infermier. Por përvec cështjeve etike, mos gjetja e një pune për këta të diplomuar është një problem jo i vogël. 2700 të diplomuar janë të papunë.140 infermierë kanë shkelur etikën në punën e tyre; ose nuk kanë respektuar oraret ose komunikimi i tyre me pacintët ka qënë probelmatike.Nga urdhëri i infemierit këtë vit janë vendosur 42 gjoba deri në 10.000 lekë ndërsa për 100 të tjerët ka patur vërejtje. Në analizën 1 vjecare, kreu i urdhërit Sabri Skënderi tha se kjo është sitauata si në qëndrën spitalore nënë tereza po ashtu edhe në spitale të tjera.Urdhëri kërkon ndryshim të kurrikulave për ata që studiojnë infermeri. Skënderi me shqetësim evidenton se ka 2700 të diplomuar në infemeri por që nuk e kanë një punë.Pyetja që ngritën specialistët në këtë analizë një vjecare është: "Ne kudjesemi për të tjerët, por për ne kush kudjeset"?