Të drejtat e njeriut, Totozani takon zyrtarin e lartë te DASH Yazdgerdi
Avokati I Popullit Igli Totozani priti sot në një takim të vecantë drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qëndrore, Thomas K. Yazdgerdi. Takimi u zhvillua në ambjentet e institucionit të Avokatit të Popullit dhe ka zgjatur rreth 55 minuta. Zyrtari I lartë I DASH u interesua mbi gjendjen e të drejtave të njeriut në vend dhe për punën e Avokatit të Popullit, punë që u vlerësua nga drejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qëndrore, Thomas K. Yazdgerdi.Avokati I Popullit Igli Totozani i bëri një panoramë të punës së institucionit dhe sfidave, si dhe një panoramë të zgjeruar të situatës së të drejtave të njeriut në vend dhe shtetit të së drejtës .Përvec të tjerave Avokati I Popullit Totozani vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën e madhe që ambasada amerikane në Tiranë i jep këtij institucioni si dhe rëndësinë që ka raporti vjetor për të drejtat e njeriut i DASH në punën e Avokatit të Popullit.