Gazetari i TV Channel One, Roland Qafoku merr çmimin "Vangjush Gambeta"
Si është bërë traditë Unioni i Gazetarëve ka shpërndarë 8 çmime “Vangjush Gambeta” për vitin 2014. Në ceremoni kreu i unionit drejtoi një apel për gjithë gazetarët për të raportuar në mënyrë të pavarur në të mirë të publikut . Një çmim i posaçëm për dokumentar historik iu dha edhe drejtuesit të emisionit Debat në Channel One Roland Qafoku.Për të gjashtin vit rradhazi Unioni i gazetarëve ka organizuar ceremoninë e dhënies së cmimeve "Vangjush Gambeta".Në fjalën e tij kreu i Unionit të Gazetarëve Aleksandër Cipa vlerësoi punën e gazetarëve duke inkurajuar raportimin e pavarur në interest ë shërbimit publik.“Kam kënaqësinë që në këtë edicion të 6-të, të njoftoj jo vetëm dhënien e disa çmimeve të rëndësishme që i referohet kontributeti vjetor që japin kolegët tanë në procesin e raportimit dhe sidomos në fushën e mendimtarisë dhe të analizës. Ne jemi pjesa e një komunitetit që bashkohet me të gjitha shqetësimet që ka komunitetit i gazetarëve”, tha Çipa.Çmimi special për dokumentarin historik shqiptar I cili pasuron me materiale historike shkoi për gazetarin Roland Qafoku; drejtues I emisionit Debat në televizionin Channel One.“Është gjë e mirë kur merr një cmimi, por është kënaqësi kur ta japin kolegët. E meqë ky cmim i kushtohet edhe asaj pjese që unë merrem, historinë. Unë e kam menduar që një gazetar të merret me historinë është sikur shkon në vendngjarje me vonesë 100 vjet, 200 vjet, 1000 vjet dhe them se ka të njëjtat parametra dhe rregulla të gazetarisë. Falenderoj të gjithë bashkëpunëtorët e mi, duke nisur nga presidenti i TV që mundëson pjesën profesionale për të bërë punënë dhe të gjithë bashkëpunëtorët.”Ndër cmimet e tjera ishte ai për gazetarinë ekonomike, apo edhe cmimi për Karrierën që e dorëzoi presidenti i republikës Bujar Nishani.