Peqin, komuna Pajovë braktiset nga të majtë e të djathtë,pa investime

Edhe pse është përfaqësues i së djathtë kryetari i Komunës Pajovë në Peqin deklaron se zona që ai përfaqëson është lënë në mëshirë të fatit si nga të majtët dhe të djathtët. Mungesa e investimeve prej disa vitesh po shoqërohet edhe me heqjen nga skema e ndihmës për shumë banorë në mënyrë të padrejtë. Peqin-Ndonëse komuna Pajovë, është më e madhja në rrethin e Peqinit, investimet nga pushteti qëndror ndër vite kanë qenë pothuajse inekzistente. Kryekomunari shpjegon se institucioni vendor nuk ka pasur investime as nga PD kur ishte në pushtet, dhe as nga e majta në qeverisje sot.Për Krezin, një pjesë e konsiderueshme e banorëve janë hequr padrejtësisht nga skema ekonomike.Komuna Pajovë ka rreth 8900 banorë që sigurojnë jetesën nga të ardhurat prej bujqësisë.