Makinat me timon anglez, kodi rrugor ndalon hyrjen e automjeteve të reja

Të gjitha makinat me timon anglez që ndodhen aktualisht në Shqipëri do të lejohen të qarkullojnë në rrugë. Por ajo që kodi i ri rrugor parashikon është se do të ndalojë që automjete të tilla të ngjashme të hyjnë në Shqipëri apo të kalojnë në proces çdoganimi apo regjistrimi. Gjithësesi kush ka planifikuar ta ketë një të tillë mund ta bëjë deri në fund të muajit dhjetor.Makinat me timon anglez të cilat janë të regjistruara do të vazhdojnë të qarkullojnë në Shqipëri. Nuk do të lejohet më regjistrimi i makinave të reja. Artan Gaci, deputet i PS i cili bëri këto propozime tha se nuk do të preken poseduesit aktual të këtyre makinave por në 2015 e në vazhdimësi kur kodi i ri rrugor hynë në fuqi një qytetar nuk mund të bëjë regjistrim të një autmjeti më këtë sistem.“Ndërhyrje tjetër e rendësishme ishte edhe bllokimi, mosregjistrimi nga hyrja në fuqi e këtij ligji e tutje e makinave me timon në krah të djathtë. Edhe ky ishte një ligj jashtëzakonisht i domosdoshëm për numrin e madh të aksidenteve me pasojë vdekje. Aktualisht makinat me timon në krah të djathtë nuk duhet të ishin regjistruar edhe në ditet e sotme sepse janë në kundërshtim me kodin rrugor”Por cfarë do të ndodhë me makinat aktuale? Do të ketë licensim të qendrave të homlogimit, për të bërë ndryshim të sistemit. Po ashtu këto makina mund të përdoren vetëm për pjesë këmbimi.“Prodhimi i qendrave të homologimit në Shqipëri, qendra të cilat nuk ekzistonin, jemi i vetmi vend në Europë që nuk homologohen mjetet që modifikohen. Në Shqipëri ndodh rëndom që makinat kthehen në naftë në kushte amatoreske, nëpër oficina të palicensuara që janë të rrezikshme jo vetëm për jetën të drejtuesve, por edhe të njerezve përreth”, tha Gaci.Në Shqipëri qarkullojnë qindra makina me timon anglez. Shumica e tyre janë të tipit të fundit, që qytetarët i kanë blerë në Angli me një kosto më të ulët. Një drejtues i një tipi të tillë makine duhet të jetë 2 fish më i kujdesshëm në rrugë, rreziku nga aksidentet sidomos nga parakalimi është më I madh.Ndërsa ekspertët e sigurisë rrugore kanë vlerësuar më heret se ky sistem makine, me gjendejn e qarkullimit rrugor është një risk aksidenti.