‘Rruga e Arbrit’, Basha: Marrëveshja gati që në shtator 2013, Rama mohon

Shefi i opozitës Basha dhe Kryeministri Rama janë përplasur në distancë për ndërtimin e “Rrugës së Arbrit”. Lideri i opozitës pretendon se marrëveshja me qeverinë kineze për financimin e kësaj rruge ishte gati që në shtator 2013 por u shty nga qeveria, fakt ky që mohohet nga Kryeministri.Partia Demokratike akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po shet si suksese të qeverisë së tij arritjet gjatë qeverisjes së djathtë. Rasti më i fundit sipas PD, është ajo e Rrugës së Arbrit.Shefi i opozitës Basha përmes rrjetit social fb, shkruan se zanafillën projekti strategjik e mori 3 vite më parë dhe marrëveshja me palën kineze ishte gati që në shtator 2013, por që u shty nga qeveria plot një vit e gjysëm.“Projekti strategjik i “Rruges se Arbrit” qe nisi para tre vitesh u ndal me ardhjen e kesaj qeverie si shume projekte te tjera te rendesishme per njerezit dhe ekonomine e vendit. Edhe pse marreveshja me palen kineze ishte gati qe ne shtator 2013, ajo u shty me papergjegjshmerine me te madhe nga qeveritaret per plot nje vit e gjysem”.Sipas Bashës, Rama duhet të kërkonte ndjesë per kete vonim te pajustifikueshem dhe jo të rreket ta shesë sapunin per djathe.Reagon Rama: Rruga e Arberit ishte gati? Si gjithe gropat e tjera te borxheve Por nuk ka munguar edhe reagimi i Kryeministrit Rama. Teksa ka vënë në pikëpyetje pretendimet e Bashës, Kryeministri thotë se “Rruga e Arbrit” ishte gati si gropat zinxhir të borxheve që lanë pas.

Por shefi i opozitës i qëndron sërish deklaratës së tij. Ai akuzon Kryeministrin se ‘Rruga e Arbrit pati të njëjtin fat si shumë vepra të tjera që u bllokuan përj tij. Lidhur me borxhin publik, Basha ka këtë përgjigje për Ramën.