Ishte dënuar 7 vjet burg për drogë, ekstradohet nga Italia 53-vjeçari
Ekstradohet nga Italia 53-vjeçari nga Selenica e Vlorës, Pelivan Mehmetaj, i dënuar për trafik të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.Gjatë ditës së djeshme, Zyra Qëndrore Kombëtare e Interpolit në Tiranë kreu ekstradimin nga Roma drejt vendit tonë, të 53 vjeçarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda me vendim Nr.12, datë.18.02.2008, ka vendosur ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë "Arrest me burg", për kryerjen e veprës penale "Prodhim dhe shitje të narkotiktëve" dhe "Grupim i strukturuar kriminal".Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar këtë shtetas përfundimisht, me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve", dhe "Grupim i strukturuar kriminal".Si rezultat i bashkëpunimit të Zyrës së Interpolit në Tiranë me atë të Interpolit në Romë, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Më datën 16.07.2006, shtetasi Pelivan Mehmetaj, së bashku me shtetasit Y.K., G.B., E.N., kanë transportuar nga Gjirokastra për të çuar në Borsh, një sasi prej 648 kg lëndë narkotike.Pas ndërhyrjes së policisë, është ndaluar furgoni me lëndë narkotike si dhe shtetasit Y. K. dhe G. B. të cilët ishin me detyrë oficerë policie në Komisariatin e Policisë Sarandë, dhe drejtuesi i furgonit E. N. Shtetasi Pelivan Mehmetaj, është larguar duke i shpëtuar arrestimit.