Politika e Tiranës, një darkë si e "Krokodilit" sot në kryeqytet
Deputetë të PS dhe PD kanë darkuar sonte me zyrtarin e lartë të DASH me të cilin është diskutuar situata politike në vend. Palët pas takimit janë kujdesur të sqarojnë se darka nuk kishte lidhje me ndonjë ndërmjetësim që Drejtori i Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore ishte duke bërë me dy forcat e mëdha. Megjithatë nuk është përjashtuar që kjo darkë mund të ngjante me atë të Krokdilit.Kur duken që palët janë ende paksa larg arritjes së një marrëveshje përfaqësues të PD dhe PS kanë darkuar në orët e vona të mbrëmjes me zyrtarin e lartë të DASH që ndodhet për një vizitë në Shqipëri.Majlinda Bregu, Oerd Bylybashi dhe Aldo Bumci nga PD si dhe Valentina Leskaj, Taulant Balla dhe Ben Blushi nga PS kanë darkuar për gati 2 orë e 30 minuta me Drejtorin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, zotin Thomas K. Yazdgerdi.Fillimisht mediat mësuan se takimi kishte të bënte me arritjen e një marrëveshje por përgënjeshtrimi që i bëri me sms deputeti Bumçi dhe më pas edhe me zë e figurë e përjashtoi këtë mundësi. Megjithatë zyrtari i lartë i DASH është njohur me situatën politike në vend.Thomas K. Yazdgerdi zëvendëson ish drejtorin e këtij departamenti Jonathan Moore që tashmë mban një detyrë tjetër. PD dhe PS me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve janë duke negociuar për një marrëveshje që e kthen opozitën në kuvend.Nëse do të ishte një darkë për arritjen e një marraveshje një restorant në Tiranë me emrin Gourmet do të kishte zëvendësuar me darkën e Krokodilit të majt të vitit 2010 ku gjithësesi palët dolën pa një marraveshje gjë që është përmendur edhe nga ish ministrja Majlinda Bregu.