Dita kombëtare e Katarit, Ambasada në Tiranë organizon pritje
Katari është në festë.Shteti feston Ditën Kombëtare. Kjo ditë shenjon ditën e bashkimit dhe pavarësisë së vendit.18 dhjetori festohet çdo vit në kujim të themeluesit të shtetit të Katarit, sheikut Xhasim Ibn Muahammed Al Eth-Thanij.Festës iu bashkua edhe Ambasada e Katarit në Tiranë, e cila organizoi një pritje të veçantë, me praninë e personaliteteve të larta të vendit.Ambasasdori i Katarit në Tiranë, Yousuf Hassen Al Saai, mirëpriti kreun e kuvendit,Ilir Meta, kreun e Bashkisë Tiranë, Lulzim Basha, Ministra, Ambasadorë dhe Konsuj Nderi, në një ceremoni të posaçme.Ambasadori Al Saai, i vlerësoi raportet mes Shqipërisë dhe Katarit, si të shkëqlyera, por vuri theksin në domosdoshmërinë për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin në shumë fusha."Besoj se dini për marrëdheniet e forta mes Shqipërisë dhe Katarit. I jam mirënjohës shtetit shqiptar, por edhe qytetarëve të këtij vendi për mbështjetjen që më kanë dhënë për të forcuar lidhjet mes vendeve. Shpresoj që raportet do përmirësohen në të ardhmen në të mirë të qytetarëve tanë. Dua gjithashtu të uroj Shqipërinë për marrjen e stautusit kandidat".Katari është një qendër e rendësishme e binzesit në Lindjen e Mesme. Pavarësisht krizës ekonomike, ka njohur një rritje ekonomike prej 19.4 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.Të ardhurat vjetore për frymë në Katar janë 145 mijë dollarë, ndërsa niveli i papunësisë ëshë më i ulët se 1 përqind./Oranews.tv/