Zyrtare, “Rrugën e Arbrit” e marrin kinezët, Rama: Në 2015 nisin punimet
Ndërsa e ka vlerësuar si partnerin e tretë strategjik, qeveria shqiptare ka hapur rrugën për bashkëpunimin dhe financimin e një sërë projektesh në vendin tonë nga qeveria kineze.Kryeministri Edi Rama njoftoi sot përmes fb, se qeveria ka nënshkruar mbrëmë një memorandum bashkepunimi me Chinese Exim Bank per hapjen e nje kantieri projektesh ne Shqiperi me financime kineze.Projekti i pare qe do te çelë siparin e nje epoke të re bashkëpunimi mes Shqiperise e Kines do te jete Rruga e Arberit, e cila do te nise vitin e ardhshem.Një fakt të tillë e pati paralajmëruar edhe vetë Ministri i Tranportit Haxhinasto muaj më parë, ku pati deklaruar se për Rrugën e Arbrit po bisedohet për një angazhim konçensionar të një kompanie kineze.Por tashmë marrëveshja është konkrete dhe rruga e mbetur pezull pritet të nisë punimet vitin që vjen.