Traviata “shqiptare” në Vjenë, tre shqiptarë në skenë, Rama në publik
Tre shqiptarë në Operan e Vjenës. Traviata e kompozitorit më të famshëm në historinë e operas, Xhuzepe Verdi është interpretuar në Vjenë nga soprano e njohur Ermonela Jaho, tenori Sajmir Pirgu dhe Dritan Luca.Ermonela Jaho në një postim në fb jo rastësisht shkruan se ndihet si në shtëpi. Jaho dhe Pirgu interpretuan rolet e Violetës dhe Alfredos në premierën e 5 dhjetorit, duke përsëritur të njëjtin sukses edhe me 8 dhjetor.Për të gjithë të pasionuarit pas muzikës klasike shfaqja do të luhet sërish me 16 dhjetor. Interpretimi i Vjenës nga dy artistët shqiptarë vjen pas atij të shënuar në Londër në 2010, ku artistët spikatën me vokalin dhe performancën e tyre në po të njëjtat role të kryeveprës së Verdit.Dy artistët që tashmë përfaqësojnë vendin tonë në skenat më prestigjioze botërore, të nderuar me çmime të shumtë në shumë vende europiane janë ndjekur edhe nga kryeministri Rama, i cili ka postuar në fb një video sëbashku me artistët.Me spontanitet dhe konfidencë i konsideron super, duke shprehur dhe admirimin për dy shqiptarët në rolet kryesore të traviatës. Ndërkohë Jaho dhe Pirgu urojnë të gjithë shqiptarët për festat.