Lufta për të papunët, shifrat futin në sherr Ramën me opozitën

Një ditë pas publikimit të INSTAT të anketës, ku tregohej se është rritur punësimi në Shqipëri, kreu i qeverisë Shqiptare pasi e vlerësoi këtë anketë deklaroi se kjo ka ardhur si pasojë e modelit të ri ekonomik që po ndjek qeveria, dhe luftës kundër skllavërisë.“Anketa më e fundit e forcave të punës e publikuar nga INSTAT e cila faktikisht provon atë që ne kemi argumentuar disa ditë më parë, lidhur me numrin e rritur ndjeshëm të të punësuarve të cilët figurojnë në librin e llogarive të Sigurimeve Shoqërore.Janë dy rrugë të ndryshme që në këtë rast të çojnë në një drejtim: Në drejtimin e konfirmirit faktit në shifra dhe kthjelltësisht të lexueshëm në librat e llogarive të këtij shteti, se ka një rritje të punësimit që lidhet me lëvizjet në drejtimin e duhur nga njëra anë të ndërtimit të një modeli të ri ekonomik, dhe nga ana tjetër të luftës kundër skllavërisë. Kuptuar skllavëria si punësim në të zezë"Duke përsëritur shifrat e INSTAT për rritjen e punësimit, Kryeministri, për rënien e papunësisë tha se kjo bazohet vetëm në numrin e personave që janë regjistruar si të aftë për punë."Por ajo që anketa 3 mujore e forcave të punës, tregon qartësisht bazuar në shifra krejtësisht të verifikueshme është se krahasuar me 3 mujorin e tretë të vitit 2013 shkalla e punësimit është rritur me 3.7 pikë përqindje, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është rritur me 4.8 pikë përqindje dhe shkalla e papunësisë ka pësuar një rënie të lehtë, por te shkalla e papunësisë flasim për matjen e forcave të regjistruara si të gatshme për punë”, tha Rama.