Infeksionet imune ndaj ilaçeve do të vrasin 10 mln njerëz në të gjithë botën

Infeksionet që u rezistojnë medikamenteve do të vrasin 10 milionë njerëz në vit në mbarë botën - më shumë se vdekjet e shkaktuara nga sëmundja e kancerit. Sipas një studimi të fundit, aktualisht në të gjithë botën vdesin 700 mijë persona cdo vit.Në analizën e paraqitur nga ekonomisti Jim O'Neill, thuhet se shpezimet për këtë cështje mund të shkojnë deri në 100 miliardë dollarë. Sipas tij reduktimi i popullsisë dhe ndikimi në përkeqësimin e shëndetit do të reduktojë prodhimin ekonomik botëror mes 2% dhe 3.5%.Analiza është bazuar në skenarë të modeluar nga hulumtuesit Rand Europe dhe auditorëve KPMG. Ata zbuluan se infeksionet rezistente ndaj ilaceve që vijnë nga sëmundje si malaria apo tuberkulozi do të kenë ndikimin më të madh.Në Europë dhe Shtetet e Bashkuara, rezistenca antimikrobiale shkakton të paktën 50.000 të vdekur çdo vit, thanë ata, duke shtuar se numri i vdekjeve do të dhjetëfishohet nga viti 2050.O'Neill është i njohur për analizën e tij ekonomike ndaj vendeve në zhvillim dhe rëndësinë e tyre në tregtinë globale. Ai tha se ndikimi do të ndihet fort pikërisht në vende si Brazil, Rusia, India , Kinë , Meksikë , Indonesi, Nigeri dhe Turqi.Në Nigeri, nga 2050, më shumë se një në katër vdekje do të jetë si pasojë e infeksioneve rezistente ndaj medikamenteve, ndërsa India do të kete 2 milione vdekje më shumë në vit. Por ekipet që vlerësuan këtë analisë thonë se në raport nuk janë marrë parasysh antibiotikët, të cilët parandalojnë infeksioenet.Është e vërtetë se në kura të ndryshme, si kimioterapi, operacione kirurgjikale apo transplante ka një rrezik të tillë, por gjithmonë medikamentet shoqerohen nga antibiotikë të cilët kanë pikërisht funsionin e parandalimit të infeksioneve.