Ekspozita në burgun e grave, të burgosurat punime me shpenzimet e tyre
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në ambientet e burgut të grave në kryeqytet u hap një ekspozitë me punime artistike nga gratë e dënuara.43 gra të dënuara kanë kontribuar për hapjen e ekspozitës, në të cilën u paraqitën punime të ndryshme të bëra me dorë.Një nga gratë e burgosura, e cila ka ekspozuar punimet e saj rrëfen për Ora Neës se duhen të paktën disa ditë për të përfunduar një punë dore dhe të gjitha materialet i sigurojnë me shpenzimet e veta.Ekspozita u vizitua nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto, i cili vlerësoi punimet e grave të dënuara dhe në Ditën e të Drejtave të Njeriut bëri publik edhe projektin i cili do të realizohet brenda ambienteve të burgut dhe ka për synim punësimin e grave.Të pranishëm në ekspozitë ishin edhe përfaqësues të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.