Furnizonin veriun e Italisë me drogë, shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane

Shkatërrohet banda shqiptaro-tuniziane e trafikimit të drogës në Itali. Policia e shtetit fqinj ka realizuar gjatë mëngjesit të së mërkurës një operacion të gjerë antidrogë, duke vënë në pranga 12 shtetas.Mësohet se grupi kriminal aktivitetin e tij e ushtronte në Venecia, ndërsa si treg kryesor të shpërndarjes kishte Mestren në veri.Për arsye hetimi, policia nuk bën publik emrat e të arrestuarve, por thekson se shtetasit shqiptarë tashmë të arrestuar ishin në majë të piramidës së organizatës kriminale dhe si klientë të tyre kishin shtresat e larta, ndërsa tunizianët kryesisht merreshin me shitjen me pakicë.Nga hetimet ka rezultuar se droga shitej me vlerën 80 euro për një dozë kokainë dhe 25 euro për një heroinë, dhe siç raportohet banda shqiptaro-tuniziane ka qarkulluar sasi të mëdha nga trafiku i narkotikëve duke qenë se vepronin prej vitesh në këto zona.

Nga hetimet ka rezultuar se droga shitej me vlerën 80 euro për një dozë kokainë dhe 25 euro për një heroinë, dhe siç raportohet banda shqiptaro-tuniziane ka qarkulluar sasi të mëdha nga trafiku i narkotikëve duke qenë se vepronin prej vitesh në këto zona.  - See more at: http://shqiptarja.com/aktualitet/2731/itali-shkat-rrohet-banda-e-trafikut-t--narkotik-ve-shqiptaro-tuniziane-258569.html#sthash.hJDU8mJc.dpuf
Hetimet kanë nisur që verën e kaluar, ndërsa operacioni u finalizua sot. Krahas arrestimeve, policia ka realizuar dhe katër bastisje shtëpiash, të një shqiptari që ndodhet në arrest shtëpie për trafik narkotikësh dhe tre të tjera të shtetasve italianë.