Radhët në zyrat e OSHEE-së vijojnë deri natën vonë
Radhët e gjata që shoqëruan gjatë gjithë ditës sportelet e zyrës së OSHEE-së, kanë shtyrë oraret deri në 22:00. Gjatë kohës që pritej në radhë nuk kanë munguar as incidentet, që vet klientët ia faturojnë nervozizmit të orëve të tëra pritjeje, pa mundur të mbarojnë punë.Tiranë - Radhët e gjata dhe aspak normale, shoqëruan gjatë gjithë ditës Zyrat e Kujdesit për Klientin të OSHEE-së.Njerëz që kanë zënë radhën që në orën 04:00 të mëngjesit për të paguar energjinë, ose për të lidhur kontratat e reja, revoltohen sepse pas orësh të tëra pritjeje nuk kanë arritur ende të mbarojnë punë.Edhe pse është punuar me të gjithë sportelet, fluksi i qytetarëve është i lartë, saqë nuk kanë munguar nervozizmat, fyerjet e problemet shëndetësore.Radhët që vijuan edhe në orët e mbrëmjes në zyrat e OSHEE-së, bënë që kjo e fundit të shtyjë orarin deri në 22:00 në të gjitha sportelet ku vërehen klientë.Në radhët e gjata të orëve të vona nuk kanë munguar as incidentet, që si pasojë e nervozizmave mes palëve kanë përfunduar me ndërhyrjen e policisë dhe prangosjen e abonentit.Fluksi dhe nxitimi për të paguar, shpjegohet me limitin e vendosur për të ulur një pjesë të madhe të kamatvonesës, e në anën tjetër, frika e burgut./Oranews.tv/