Panariti kundër sanksioneve ruse për perimet: Falsifikimet jashtë vendit

Nuk është cilësia e dobët e frutave dhe perimeve tona që ka krijuar embargo në rusi, por se një vend i tretë ka bërë import duke flasifikuar çertifkatën "Made in Albania".Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, tha se ka nisur menjëherë takimin me Ambasadorin rus në Shqipëri dhe në anën tjetër ekspertë të vendit do të shkojnë në Rusi për të vetetuar spekulimet e bëra. Panariti e ka cilësuar të padrejtë dhe të pajustifikuar vendimin e shtetit rus.“Kemi qënë ne që në bashkëpunim me autoritetet ruse kemi evidentuar këtë problem. Ishte një falsifikim që ndodhte jashtë territorit të Shipërisë. Në evidentuam që në tregun rus futej 4 herë më shumë se sa prodhojmë ne. Kjo sasi e shtuar e ka origjinën gjetkë, është rezultat i një falsifikimi nga një vend i tretë. I vendosnin etiketën shqiptare dhe e fusnin në tregun rus. Edhe prodhuesit shqiptarë janë dëmtuar nga kjo skemë falsifikimi”, deklaroi Ministri Panariti.Një ditë më parë Agjencia Federale për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare tha se në Rusi është ndaluar importi i perimeve shqiptare, duke nisur nga data 8 dhjetor.Sipas agjenisë "Shqipëria ishte përdorur si mbulesë për importet nga BE, përmes Bjellorusisë dhe të ashtuquajturit tranzit fals për në Kazakistan. Hetimi i përbashkët ka zbuluar një firmë që ishte angazhuar në falsifikimin e çertifikatave fitosanitare shqiptare në Çeki.Pavarësisht nga kjo situatë, Ministri Panariti tha se ekonomia shqiptare nuk cënohet, pasi prodhimet tona eksportohen në 18 vende të BE-së.