Largohen mbi 2000 mësues, më 6 dhjetor konkursi për zëvëndësimin e tyre
Tiranë- Rreth 2270 mësues do të lënë vendin e punës më 1 janar, ndërsa më 6 dhjetor do të zhvillohet konkursi për të zëvëndësuar këta mësues që japin mësim jashtë profilit të tyre.Kjo u deklarua nga zëvëndës.ministri i Arsimit, Arbian Mazniku, në Tonight Ilva Tare, ku deklaroi se deri tani janë më shumë se 8000 aplikantë për këto vende pune.“Për mësuesit që duan të aplikojnë për vendet vakante, secili mësues do të futet në një provim me datë 6 dhjetor.Tashmë kanë aplikuar 8095 aplikantë për rreth 2000 vende vakante në të gjithë sistemin.Ndodhi një rregullim për ti çuar mësuesit në profil dhe numri në total i vendeve vakante është 2270. Për këto vende mësuesit do futen në konkurs dhe do të renditen sipas pikëve në një provim sipas profilit të tyre.Sa herë do ketë një vend vakant oferta do tu jepet me radhë sipas kësaj liste aftësish në këtë konkurs. Sipas fushave të tyre mësuesit do të futen në një provim që ka 70 pikë gjithsej, 30 pikë janë aftësi të përgjithshme mësimëdhënie dhe 40 pikë të tjera janë specifike për fushën e tyre.Ata do të marrin pikët në një mënyrë plotësisht të sekretuar, provimet do të korrigjohen të gjitha në Tiranë njësoj siç u korrigjuan provimet e Maturës Shtetërore. Çdo mësuesi do ti jepen më pas pikët e tij dhe do të renditen sipas qarqeve”.