FOTOLAJM/ Shqiponja me “patkonjtë nga dielli”te Gjykata Administrative

Mosrespektimi i vendosjes si duhet i simboleve kombëtare duket se është kthyer në një trend nga instancat shtetërore.Ndryshe nga çfarë pamë në Shkodër për festimet e pavarësisë, një flamur të vendosur me shqiponjën anash që dukej sikur flinte, Gjykata Administrative në Tiranë nuk është mjaftuar me kaq por e ka vendosur Emblemën kryesore të Republikës së Shqipërisë me kokëposhtë.Shqiponjës duket sikur i bie gjaku në tru, ndërsa përkrenarja i rrëshqet nga këmbët. E në fakt përtej ironisë, nuk është aspak serioze për një gjykatë e cila jep vendime në emër të Republikës së Shqipërisë që shqiponja dhe përkrenarja e Heroit tonë Kombëtar të qëndrojnë me kokëposhtë.emblema