Konkursi "Unë Milosao", të rinjtë interes të madh për letërsinë shqipe

Shtatë të rinj nga gjimnaze të ndryshme në kryeqytet janë vlerësuar me cmimin "Une Milosao" konkurs i cili kishte vetëm një qëllim: Afrimi i brezit të ri me letërsinë shqipe.E pranishmë në aktivitet ministrja Mirela Kumbaro bëri me dije se konkursi mbylli me sukses aktivitetet për 200 vjetorin e lindjes së poetit Jeronim De Rada dhe sipas saj interesi i të rinjve për veprën e arbëreshit ishte vërtet i jashtëzakonshme.Në punimet e paraqitura nuk është parë emri i dorëzuesit apo nga vinin ato, por thjeshtë ideja dhe realizimi I eseve.Në esetë e paraqitura nga të rinjtë e shkollave të mesme ajo cfarë vihet re është një Milosao I cili flet drejtëpërdrejtë me ta. Një Milosao i kohëve modern.Nga 250 punime vetëm shtatë prej tyre u vlerësuan me cmimin "Unë Milosao"