VEKO, arti i përpunimit të drurit, parkete të reja Laminati, konsulencë falas

Arti i përpunimit te drurit për parkete dhe për orendi shtëpiake e bën kompanin Veko lider në tregun shqiptar.Ka nisur aktivitetin në vitin 1993 e në dekada me profesionalizmin e perkushtimin, artikujt në Veko janë shumëfishuar dhe sot ato mund të ndryshojnë pamjen e shtëpisë tuaj.Aktualisht Veko vjen me parketet e reja laminatit. Adminsitratorët na treguan se në këtë ekspozitë ka rreth 350 lloje parketesh, nga ato më ekonomik deri tek parketet e punuar më dorë ku ruhet origjinaliteti i durit, jetëgjatësia në këtë rast është e garantuar.Në ekspozitë gjenden të gjitha llojet e parketeve, ngjyrat e modelet duke ju dhenë disa alternative zgjedhjeje.Në këtë kompani konsulenca ofrohet falas ku arkitekt të huaj e shqiptarë janë në shërbimi të klientit duke dhënë idetë e tyre falas.Kompania botërore gjermane Egger e cila është bashkëpunëtore e kompanisë Veko gjendet në Shqipëri me përfaqësues të saj për të prezantuar perketet e rinj. Shefi i marketingut I kompanisë Egger, Michael Gerbl tha se prej 5 vitesh bashkëpunon me Vekon dhe produkti I tyre vjen me një cilësi të lartë duke përshtatur tendecat e reja por dhe shijet e qyetetarëve.“Egger është një kompani me bazë në Austri dhe në Gjermani. Ne shfrytëzojmë produktet e drurit për prodhimin e këtyre parketeve dhe mobilieve, ndërsa si kompani fokusohemi tek klienti. Kemi mijëra të punësuar dhe qarkullim parash prej 2 miliardë euro në vit. Por qëllimi kryesor është të rrisim tregun dhe prandaj kemi përfaqësuesit e shitjes këtu dhe bashkëpunëtorin tonë shqiptar, Veko. Bashkëpunimi ynë me Vekon ka nisur rreth 5 vite më parë dhe jemi krenarë që kemi një partner kaq të fuqishëm, i cili është i gatshëm të promovojë dhe të shesë produktet tona. Ashtu si çdo gjë tjetër në botën e modës dhe dekorit, trendi ndryshon në varësi të ngjyrave. Tani po prezantojmë këtë parket të ri, përbëhet nga 70 dizanje të ndryshme dhe në këtë rast baza e parketit është druri natyral."Për të krijuar një arredim të vencantë akritektet mund të sugjerojnë dhe orendi apo objekte të tjera, të cilat nuk kanë kopje.Menaxherja dhe arkitektja Vilma Zaramella tregon se si punohet me klientët kur kërkohet një ide, duke na treguar disa nga orenditë e vençanta që krijohen nga përpunimi I drurit.“Besoj se detajet në një ambient janë esenciale dhe ato e bëjnë diferencën. Ne me drejtuesit e kompanisë VEKO kemi udhëtuar në të gjithë Europën për të marrë ide dhe ajo cka kemi krijuar është unike dhe nuk mund të gjesh një kopje të dytë. Unë mendoj se si arkitektët edhe individët duhet të bëjnë sa më shumë udhëtime në vende të ndryshme për tu njohur me zhvillimet teknologjike dhe për të parë krijime të reja. Ne për klientët prandaj sjellim këto orendi, sepse të renë e kemi parë ne vendet ku kemi shkuar. Kjo është një tavoline e vecantë me ngjyra të imta dhe vjen nga Spanja. Nëse dëshironi mund të zgjidhni orendi edhe nga përpunimi i druve fosil. Keto dru infosil të përpunuar për muaj janë shumë të veçanta, prejardhje e tyre është nga Brazili dhe ne e dime se druri do të pakëtën 6000 vjet për të ardhur në këtë gjendje. E ne e sjellim këtë për klientët tanë. Kjo tavolinë është dru, vjen nga vendet tropikale dhe shihet nga gjerësia, sepse në vendin tonë nuk mund të kemi drunj në këtë përmasë. Ajo mund të kombinohet si një aredim modern, po ashtu edhe në një aredim klasik"Teknologjia më e fundit, inevstimi më i madh gjendet edhe në këtë show room të lëvishëm në këtë kamion. Ai udhëton e ndalet në shumë vende të botës për të treguar risiti përpunuese, për të dhënë idetë më të mira se si të zgjidhni dhe kompletonin shtëpinë tuaja.E ndërsa festat e fundvitit janë kaq pranë, këto orendi mund të jenë një dhuratë ndërsa parketet, tryezat janë gjithmonë të nevojshme në shtëpinë e tyre.