40 ditë burg për egjiptianin, akuzohej në Kajro për vepra terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Dhjetor 2014, 18:49
Gjykata e Korçës ka vendosur të izolojë në burg egjiptianin e shpallur në kërkim për vepra terroriste.Ne seancën për caktimin e masës së sigurisë për efekt ekstradimi gjykata ka vendosur ta lerë në burg për një afat 40-ditor shtetasin Elsayed Ali Ahmed Elezab.Sipas kërkesës së Prokurorisë, brenda këtij afati kohor shteti egjiptian duhet t’i dorëzojë autoriteteve shqiptare dosjen e 56 vjeçarit të dënuar nga Gjykata e Kajros me 25 vite burg në mungesë për kryerjen e akteve terroriste duke i hapur kështu rrugë ekstradimit drejt Egjiptit.Egjiptiani u arrestua të dielën nga policia kufitare e Kapshticës në tentative për të hyrë në territorin shqiptar.