Rama në Krujë: Dënime të ashpra për ata që shkatërrojnë mjedisin
Ndryshime në kodin penal që nënkuptn dënime më të ashpra për të gjithë ata që shkatërrojnë mjedisin. Ka qënë ky paralajmërim i Kryeministrit Rama gjatë vizitës në Krastë të Krujës, I shoqëruar nga ministri I mjedisit LEfter Koka, gjatë aksionit kombëtar të mbjelljes së fidanëve pyjorë, teksa ka akuzuar guroret se kanë shkatërruar malin e Skënderbeut.“Rikthimin në normalitet të malit të Skënderbeut e kemi detyrim kombëtar dhe do ta bëjmë patjetër. Pas fazës së mbjelljes së fidanëve në rrafshina, duhet të bëjmë edhe hidrombjelljen, në mënyrë që të mbyllim këtë plagë që na e sheh gjithë bota sa zbret në aeroportin “Nënë Tereza”. Është një turp kombëtar i paimagjinueshëm. Do të marrim masa të reja në Kodin Penal për këtë. Është e pamundur ndryshe. Nuk marrin vesh ndryshe, njerëz që janë mësuar të spekulojnë, të abuzojnë dhe të korruptojnë për vite të tëra.”Nga ana tjetër, Ministri i mjdisit Lefter Koka, përmes një postimi në facëbook ka shkruar se "Kjo zonë e degraduar nga shfrytëzimi ndër vite pa kriter I guroreve tashmë do shndërrohet në një zonë të gjelbëruar"Gjatë kohës kur ishte në opozitë kryetari I PS Edi Rama I këkroi qeverisë Berisha të ndryshojë ligjin për shfrytëzimin e guroreve si një masë për të mbrojtur mjedisin. Por edhe pas më shumë se një vitit në pushtet qeveria që vetë rama kryeson nuk e ka bërë një ndryhsim të tillë në ligj.