Ekspozita “Udhët 4”, me punimet e pedagogëve të Universitetit të Arteve

"Udhët 4" është ekspozita e celur në galerinë FAB. Një ekspozitë e cila paraqet të gjitha llojet e gjinive si piktura, skulptura, qeramikë, instalacion, video  dhe fotografia."Udhët" është një ekspozitë në të cilën janë pasqyruar 25 punime të realizuara nga pedagogët e Universitetit të Arteve.Në këtë udhëtim artistik të pedagogëve ajo çfarë vihet re është një ndërthurje mediumesh dhe idesh.Ekspozita e cila do të qëndrojë hapur deri në datë 5 dhjetor ka një veçanti sepse vendos një komunikim të drejtëpërdrejtë edhe me studentët.