Dita e Rumanisë, ambasadori rumun: Shqipëria në rrugën drejt BE
Rumania feston 97-vjetorin e bashkimit të të gjithë rumunëve. Ambasadorë, trupë diplomatike, politikanë e miq të një prej kombeve më të lashta të gadishullit të Ballkanit, janë mbledhur për të festuar ditën që simbolizon unitetin e një populli.Për Ora News ambasadori rumun deklaroi se Shqipëria është në rrugë të mbarë drejt integrimit në BE.“Jam I bindur se Shqipëria është në rrugën e mbarë drejt integrimit në Bashkimin Europian . Nëse më parë e dija situatën në Shqiprëri si shtet kandidat për në Bashkimin Europian, pozicion i cili e vendoste në situata shumë të rendësishme në rajonin e ballkanit. Tani kam venë re që është një vënd shumë i bukur, me një bregdet të jashtëzakonshëm.”Por ambasadori rumun që është i impresionuar nga bukuritë e natyrës në Shqipëri. Ai i kujton qeverisë shqiptare projektin aq shumë të përfolur të korridorit blu. Ky korridor që lidh vendet e Ballkanit Perëndimor ishte një nga projektet e rendësishme të diskutuar, pak javë më parë, gjatë takimit të Berlinit.