Xhamia e Namazgjasë, Pronarët: Po veprohet me Ligjin e Xhunglës
Pas dhënies së lejës nga kryeministri Rama për ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, vazhdojnë debatet a duhet të ndërtohet në atë truall ku është parashikuar apo jo?Pronarët e një pjese trualli ku është dhënë leja e ndërtimit për Xhaminë e Madhe në Tiranë kundërshtojnë me forcë ndërtimin e saj pa u arritur më parë një marrëveshje për kompensimin e truallit.Në emisionin “Tonight Ilva Tare”, përfaqësuesi i pronarëve të trullit, Alban Bala ka deklaruar se jo vetëm qeveria por dhe Komuniteti Mysliman është përfshirë në konceptimin e Ligjit të Xhunglës, dhe kjo është e papranueshme.Jemi në kushtet e një toke të grabitur. Në pikëpamjen e të drejtës islame komuniteti mysliman nuk është në pozitën që të pranojë apo të pohojë ndërtimin e një xhamie në tokë të grabitur. Jemi në kushtet e një toke të grabitur përsakohë nuk është marrë pëlqimi i pronarëve. Komuniteti mysliman prej një kohe të gjatë ka ushqyer shpresat se shteti shqiptar do grabiste pronat për llogari të tyre. Shteti shqiptar nuk e bëri këtë gabim deri në minutën e fundit. Në minutën e fundit e bëri këtë gabim dhe sigurisht do të paguajë pasojat.Teknikisht këtu është luajtur me llogjikën i forti mund të dobtin dhe llogjika e Ligjit të Xhunglës ka sunduar marrëdhëniet civile dhe kur në konceptin e Ligjit të Xhunglës përfshihet edhe komuniteti Mysliman, kjo është e patolerueshme.”Ndërtimi i xhamisë është parashikuar të ngrihet në një sipërfaqe ku pjesë e saj janë dhe 3030 metra katrorë që ata kanë në pronësi dhe për të cilat kërkojnë kompensim me çmimin e tregut. Kjo është e barabartë me "çmimin e një apartamenti në të njëjtën zonë + 30 %"- thotë Alban Bala pasardhës i Josif Krujës i cili ka blerë tokën në 1938.Me qeverinë shihemi në gjyqI ftuar në emisionin e Tonight Ilva Tare ai thotë se për asnjë rast nuk ka qenë kundër ndërtimit të xhamisë, as kur u rrëzua leja nga qeveria e kryeministrit Rama ku parashikohej që në këtë territor të ndërtohej një kompleks multifunksional dhe as tani kur është parashikuar ndërtimi bashkë me xhaminë i një muzeu të bashkëjetesës, por duan një kompensim real, ndryshe shteti do përballet me procese gjyqësore."Nuk pranojmë të jemi humbës në këtë proces, ose duhet të prodhojë një marrëveshje ose do të prodhojë një proces gjyqësor ku do të jemi të gjithë humbës. Na është ofruar të na paguajnë 1/7 e vlerës së treguat sa i takon truallit në pronësi tonë"Bala bën përgjegjës qeverinë, e cila përkufizoi çmimin me një vendim shpronësimi duke i lënë jashtë, dhe i thotë qeverisë se do përballet me të në gjyq."Do shkojmë në gjyq" - thotë ai duke shprehur bindjen se ky proces do i japë të drejtë atyre, si disa praktika gjyqësore të Strasburgut dhe duke shtuar se - "Çdo vonesë në gjetjen e një zgjidhje adekuate do rëndojë mbi fatin e xhamisë".Avokati: Te gjendet kompromisiAvokati Isuf Shehu, i ftuar edhe ai në emision ofron një zgjidhje për të shmangur përballjen në gjyq: "Qeveria të marrë ekspertizë të bëjnë vlerësimin dhe t'i referohet çmimi më i mirë i tregut"Për avokatin Isuf Shehu, pavarësisht se është kryeministri që vendos, në këtë rast duhet të ishin parë tre praktika në treg që janë: çmimi i tregut, çmimi i kostos dhe çmimi zhvillimor.“Vetë Këshilli i Ministrave duhet ti referohej atij cmimit të tregut dhe duhet të identifikonte sesa realisht mund të blihej një pronë aty dhe duhet të zgjidhtë një mënyrë të përshtatshme për përcaktimin e vlerës së tregut dhe sipas praktikës tonë tregtare dhe gjyqësore identifkohen tre: çmimi i tregut, çmimi i kostos dhe çmimi zhvillimor. Në rastin tonë kemi të bëjmë më një çështje zhvillimore dhe çmimi i tregut duhet të ishte i konsiderueshëm në këtë rast dhe nuk mund të ishte qesharak”Ilir Kulla: Mysmilanët të kompensojnë pjesën tjetër nga donacionet Për analistin Ilir Kulla ekziston një zgjidhje, sipas së cilës kompensimi i mbetur të bëhet nga donacionet që do të mbledhë komuniteti mysliman për projketin e xhamisë."Ekziston një mundësi: Ai projekt do të jetë një projekt dhjetra miliona eurosh. Komuniteti mysliman ka mundësi që përmes donatorëve të bëjë një kërkesë për të plotësuar financiarisht pjesën e mbetur nga vendimi i njohjes së qeverisë për konmpensimin e familjes kruja, ta bëjë opërmes një negociate që do I jepet në kohë por duke i njohur të drejtën e shpronësimit."Komuniteti mysliman thotë se shteti i ka dhënë lejen dhe ka bërë shpronësimet dhe do vijojë punën. Vendimi për prishjen e lejes së kaluar nga qeveria Rama është rrëzuar nga Gjykata e Tiranës dhe çështja është në gjykatën e Apelit.