Manjani: Kultura e zbatimit të ligjit nuk duhet të njohë parti
Për nënkryetarin e LSI, Ylli Manjani, vendosja e kulturës së zbatimit të ligjit në Shqipëri nuk duhet të njohe parti, pasi kanë qenë vetë forcat politike që kanë bërë lëshime ndër vite, duke sjellë një situatë të tillë.“Në formë batutë, o në kod rrugor o me kod penal do ta hama burgun mesa duket, por çëshjta është se shoqëria jonë në këto 20 e ca vjet është çmësuar me kulturën e ligjit, me kulturën e zbatimit të ligjit dhe nuk është faji i njerëzve, por i mënyrës sesi është drejtuar shteti, i mënyrës sesi është bërë politike”, tha Manjani.Z. Manjani kritikon mënyrën e deritanishme të të bërit opozitë nga Partia Demokratike dhe uron që të zgjedhurit e rinj të sjellin praktika të reja.“Unë mbetem kritike për mënyrën sesi deri më sot PD ka ardhur. Ka qenë e shndërruar në një zyrë personeli, në një zyrë dosjesh, shatanzhesh, tani ka nevojë për debat”, u shpreh Manjani.Në lidhje me debatin për figurën e Enver Hoxhës dhe festën e çlirimit, Manjani shprehet:“Edhe kur festojmë festën e Çlirimit apo festën e kombit edhe këtë e bëjmë me debat. Ka një kompleks në jetën publike në lidhje me figurën e Enver Hoxhës, me jetën politike të asaj kohe. Nga ana tjetër duhet të kuptojmë që ende po jetojmë me lavdet e së shkuarës.”Një batutë në fund edhe për reagimin e kryetarin Basha pas konferencës së kryeministrit Rama për faturat e papaguara të energjisë.“Më vjen mirë që ka filluar të mesojë Poemën e Mjerimit zoti Basha, por nuk i shkon fare sepse e ka barkun plot, duhet ta ketë barkun bosh që ta shijojë pak mjerimin.”