Biletat e shtrenjta të avionit, Deputetët: Qeveria të ndërhyjë

Shqipëria ka çmimet më të shtrenjata në Europë për fluturimet ajrore. Ky është konstatimi i deputetëve të mazhorancës, në komisonin parlamentarë të veprimtarisë prodhuese, të cilët i   kërkuan qeverisë të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj problematike.Sipas tyre kjo situatë vjen si shkak i monopoleve por dhe taksave të larta airoportuale.Situatën shqtësuese e njeh dhe Minsitria e Transporteve, dhe sipas përfaqësuesve të saj po bëhët një analizë e detajuar e faktorëve dhe po hartohet një plan veprimi për të adresuar këtë problem.Këto deklarata erdhen gjatë diskutimit për ndryshimin e ligjit   "Për Autoritetin e Aviacionit Civil", ndryshime   që konsistojnë në rritjen e autonomisë institucionale, organizative e menaxhuese të këtij institucioni.Gjithashtu vlerësimi dhe rekrutimi i punonjëseve të këtij shërbimi, i kalon ligjit të nënpunësist