Propozimi i Bashës për qeverinë: Të falen kamatvonesat për energjinë

Në kohën kur faturat e energjisë elektrike, jan kthyer në shqetësimin më të madh publik dhe kanë zënë majat e retorikës poltike, Partia Demokratike, i kërkon qeverisë, të fal kamatvonesat për abonentët dhe të ngrejë një sistem verefikimi për cdo faturë abuzmi.“Sot dua të përsëris propozimin e Partisë Demokratike:-për faljen e të gjithë kamatvonesave të debitorëve të energjisë elektrike të akumuluara ndër vite si pasojë e abuzimit me faturën e energjisë elektrike nga ana e shtetit.-Pezullimin e pagesës së faturave, për të gjithe rastet për të cilat ka një ankimim si mbifaturim, pezullimin e menjëhershëm të ekzekutimit të këtyre faturave dhe mosnderprerjen e energjisë për qytetarët.-Ngritjen e një sistemi verifikimi të shpejtë për të gjitha ankesat e akumuluara për këtë çështje, për t’i kthyer përgjigje në kohë qytetarëve dhe për të shmangur në kohë pagesat dhe akumulimin e faturave abuzive dhe kamatvonesave.”Gjithashtu kreu i demorkatëve Lulzim Basha, i kërkoi drejtpërsëdrejti Kryeminsitrit Edi Rama, të heq dorë dhe nga kërcënimi me burg për cdo gjë.“Edi Rama nuk u la qytetarëve asnjë alternativë tjetër përpos qelisë së burgut, asnjë mundësi, nuk hapi asnjë vend pune, por mbylli me dhjetëra mijë të tillë,  nuk krijoi asnjë mundësi për familjet që mezi ushqejnë fëmijët.”Dorëheqjen e kreut të Operatorit të Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike, kryetari i opzoitës e lexon si fitore të demokracisë, dhe stepje e kryeminsitrit, para zërit të qyetarëve të bashkuar në protestë.“Nuk është një zgjedhje e tij, të jemi të qartë. Zgjedhja që bëri Edi Rama, ishte e kundërta, ishte kundër zërit të qytetarëve, kundër kërkesave të përsëritura të tyre dhe të opozitës.Ai refuzoi të dëgjonte shqetësimin e tyre, refuzoi të dëgjonte zërin e tyre, derisa u përball me protestën e madhe të 22 nëntorit në Tiranë. I gjendur përballë sovranit që nuk e mban dot me policë, sado ti shtosh ata, ai u detyrua të sprapset. Prandaj, kjo është një fitore e qytetarëve.”Lulzim Basha, tha se prtotesta e qytetarëve nuk ka të ndalur deri sa kryeminsitri të ndal abuzmin.