Kur ngjyrat ndërthuren në sklupturë. Çuli: Teatri Kombëtar s'ka më problem ngrohjen

"Culture box" i kushtoi një vëmendje ekspozitës së Bill Mazrekut dhe Teatrit KombëtarSkulpturat e tij flasin shumë. Janë portrete njerëzish realë dhe çdo individ pikturohet në mënyrë të tillë që të zbulohet dhe psikologjia. Çdo individ është pikturuar me ato ngjyra të botës së tij shpirtërore.Artisti i artit pamor Bill Mazreku jeton e punon në Francë por erdhi në Tiranë për të prezantuar projektin e tij artistik "Vizart" një galeri që sjell një vision të ri të artit pamor. Në Culture Box Mazreku rrëfen pse erdhi në Tiranë për të hapur një ekspozitë ndryshe.“Janë portrete njerëzish realë, të thurura në skulpturë …Qëllimi është ndërthurja e ngjyrave me një objekt tredimensional dhe ngjyrat lihen të lira për të ndjekur formën e fytyrës”Në pjesën e dytë të emisionit, Ervin Çuli drejtori i Teatrit Kombëtar gati prej 8 muajsh thotë se tani publiku nuk ka më problem me ngrohjen ndërsa shprehet besimplotë se vitin tjetër me ministrinë e Kulturës kjo godinë do kthehet në një teatër europian.Nuk pranon se ka larguar aktorë, thotë se të gjithë i janë nënshtruar audicioneve, dhe këmbëngul në kthimin e Teatrit në fondacion."Unë kam tentuar. Dalëngadalë do shkojmë drejt një mundësie të hapjes në treg të teatrit. Pjesa "Vanja, Sonja, Masha dhe Spajk", tregoi se Teatri Kombëtar mund të funksionojë me një shfaqje private. Do ta shtoj më tepër. Vitin tjetër do të kemi një raport 5 me 2 ose 4 me 3 produksione private dhe produksione të Teatrit Kombëtar" thotë Çuli.Shpejt Teatri Kombëtar shkon në Prishtinë për të dhënë premierë pjesën teatrale "Vanja, Sonja, Masha dhe Spajk" bustaervin