Mashtruan me skemën e TVSH, dëmi 2.5 mln euro. Nga 20 vetë vetëm 1 në burg
Rreth 2.5 milionë euro është dëmi që 20 shtetas dhe 20 persona juridikë i kanë shkaktuar shtetit me anë të skemës mashtruese me rimbursimin e TVSH (Tatimit mbi Vlerën e Shtuar)Por përveç Ismet Sylës, biznesmenit kosovar i cili konsiderohet si personi kryesor i kësaj skeme mashtruese që do të vuajë dënimin me 3.4 vjet në burg, 19 të tjerëve gjykata u ka pezulluar ekzekutimin, duke i vënë në provë për një periudhë 5-vjeçare.Ndërsa subjektet tregtare janë gjobitur me 23.850.000 lekë të reja, për kryerjen e veprës penale "Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve", të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal.Gjykata ka dënuar në total shtetasit me 36 vjet e 6 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale "Fallsifikimi i vulave, i stampave ose i formulareve", të parashikuar nga neni 190/2 të Kodit Penal, por dënimi është pezulluar, duke i vënë në provë për një periudhë 5-vjeçare.Subjektet dhe personat fajtorë:1. Ismet Syla 3 vjet e 4 muaj burgim2. "Dielli II-B" shpk 4 milion lekë gjobë3. Musa Kalia 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë)4. "Liqeni VII" shpk 3.3 milion lekë gjobë5. Arold Kola 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)6. Kleo&Arold shpk 330.000 lekë gjobë7. Luan Gjoka 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)8. Arold&Relio shpk 330.000 lekë gjobë9. Pjerin Gjoka 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)10. Bardheti 1995" shpk 330.000 lekë gjobë11. Gjin Doçi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)12. Genti&Eri shpk 330.000 lekë gjobë13. Alfred Ndoci 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)14. "Ndoci" shpk 330.000 lekë gjobë15. Nikoll Nikolli 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)16. "Egland Trans" shpk 330.000 lekë gjobë17. Nikolin Zaja 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)18. "Zaja 2012" 330.000 lekë gjobë19. Bardhok Përndokaj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)20. "Loku Trans" shpk 330.000 lekë gjobë21. Ludovik Prenga 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)22. "Lonala" shpk 330.000 lekë gjobë23. Edmond Sejdiraj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)24. "Sejdiraj" shpk 330.000 lekë gjobë25. Preng Rrapi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)26. "Rrapi" shpk 330.000 lekë gjobë27. Armand Dervishi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)28. "Alfa&Epsilon" 330.000 lekë gjobë29. Mujo Qyrdedi 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)30. "Mujo Konstruksion" 330.000 lekë gjobë31. Baki Rakipaj 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)32. "Algedi 2008" shpk 330.000 lekë gjobë33. Thanas Çuko 1 vit e 4 muaj burgim (në provë)34. "Joela Çuko" shpk 330.000 lekë gjobë35. Xhevahir Karaj 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë)36. "Karaj" shpk 3.3 milion lekë37. Skënder Bokçiu 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë)38. "Arifaj" shpk 3.3 milion lekë39. Preng Deda 3 vjet e 4 muaj burgim (në provë)40. "Vllaznimi Deda" 5 milion lekëSkema e mashtrimitNga hetimi i Prokurorisë së Kukësit, ka rezultuar se:Disa subjekte private, të cilat operojnë kryesisht në fushën e rikunstroksioneve të ndërtimeve dhe që kanë fituar në procedurat të prokurimit publik në disa institucione publike, kanë paraqitur në mënyrë të rreme shoqërinë "DIELLI-I.I-B" sh.p.k, me administrator shtetasin kosovar Ismet Syla, si shoqëri nënsipërmarrëse (nënkontraktore) për kryerjen e punimeve.Nëpërmjet kësaj skeme, këto subjekte kanë përfituar në mënyrë të padrejtë rimbursimin e TVSH-së nga administrata tatimore, e cila arrin në vlerën e 2.5 milionë eurove. Pas hetimit të kryer nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve është arritur në përfundimin se administratorët e këtyre kompanive dhe administratori i "DIELLI...", shtetasi Ismet Sylajanë përfshirë të gjithë në një skemë mashtrimi rimbursimi të TVSH.Fakti që këto subjekte nuk e kanë pasur si nënsipërmarrës kompaninë "DIELLI..." është pranuar edhe nga vetë administratorët e tyre, të cilët për më tepër, nuk ua kanë bërë të ditur autoriteve që do të rikonstruktonin ndërtesat e tyre faktin që do të punonin nëpërmjet nënkontraktorit.Kjo, për prokurorinë, ka ndodhur pasi në të vërtetë nuk kanë pasur nënkontraktor, por e kanë përfshirë në mënyrë të rreme për të përfituar në formë të paligjshme rimbursimin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).